Vasili shpërthen ndaj raportit të “Freedom House”

0
526

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili gjatë një konference për shtyp komentoi sërish raportin e “Freedom House” mbi lirinë e medias, ndërsa zbuloi edhe emrin e njërit prej autorëve.

 

 

Vasili foli për një organizatë joqeveritare që ka për qëllim të dezinformojë publikun duke thënë se zgjedhjet e 25 qershorit ishin të lira dhe të ndershme. Ai tha më tej se me siguri autori, duke iu referuar analistit dhe studjuesit Blendi Kajsiu, ka qenë nën efektin e drogës.

Ai shtoi ndër të tjera se paporti në vend që të mbante erën e të vërtetave të mëdha, kishte erë kanabisi dhe kokaine.

Një organizatë jo qeveritare e ashtuquajtur “Freedom House” nxori një raport. Jemi jo të keq ardhur, por të bezdisur nga mënyra se si shpërdorohen taksat e amerikanëve vetëm për të prodhuar Fake Neëse për një arsye të thjeshtë. Kjo organizatë ka marrë përsipër përgjegjësi shumë të rëndë të dezinformojë opinionin publik shqiptar, por edhe atë amerikan, duke u shprehur se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme dhe të pranuara nga opozita. Po deklaroj këtu se zgjedhjet nuk janë pranuar asnjëherë, ne i kemi cilësuar si zgjedhjet më të shëmtuara të mbajtura ndonjëherë. Kjo organizatë para se të lexojë portalet e qeverisë para se autorët e saj si Blendi Kajsiu nën hijen e jeshillëkut të drogës në Kolumbi, të prodhojnë raporte të tilla të rreme, po ju kujtoj atyre që nuk e lexuan raportin e OSBE që s’di se çfarë ua mbuloi sytë, o gjethet e kokainës apo paratë që prishën zgjedhjet e 25 qershorit…”,- tha Vasili në fjalën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here