Vasili: Të lirohen kuksianët e arrestuar, qeveria taksa skllavëruese

0
518

Gjatë një deklarate për mediat, pas mbledhjes së grupit të LSI, Petrit Vasili tha se deputetët e opozitës do marrin pjesë nesër në seancën e Kuvendit. Vasili kërkoi lirimin e protestuesve të Kukësit, pasi sipas tij ata janë të pafajshëm.

 

 

“Grupi vendosi në parim unanimisht për pjesëmarrje në seancën e nesërme të parlamentit për të qenë në sallë ballë për ballë me kryeministrin, atë kryeministër i cili do ta ketë të vështirë tani e tutje ti drejtohet popullit të cilin ka synuar ta poshtërojë me fjalët më të pacipa duke e krahasuar në mënyrën më vulgare që kam neveri ta përsëris.

Do jemi shumë aktiv për t’u përballur me qeverinë, kryeministrin dhe gjithë negativitetin që po prodhon kjo qeverisje në dëm të qytetarëve. Qeveria po vendos taksa skllavëruese ndaj biznesit dhe kuksianët u rrëmbyen natën nga banesat e tyre. Kërkojmë lirimin tyre”- tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here