Wednesday, March 29, 2023
Home Politikë Basha mbledh grupin PD para seancës, mobilizon aksionin opozitar

Basha mbledh grupin PD para seancës, mobilizon aksionin opozitar

0
423

Kryetari i Partisë Demokratike do të mbledhë grupin parlamentar para seancës parlamentare që do të mbahet në orën 10:00.

Ndërkohë dje në takimin me aleaten LSI, është vendosur që të ndërmerren hapa për dënimin e kryeministrit Edi Rama për thyerje të etikës, duke mos e lejuar të flasë në foltore. Kjo për shkak se byroja vendosi të rrëzojë kërkesën e LSI-së për përjashtimin e kryeministrit Rama , për thyerje të etikës.

Pjesë e protestës së deputetëve të opozitës në kuvend priten të jenë edhe pankarta të ndryshme kundër qeverisë dhe kryeministrit.

Ajo çka nuk dihet është nëse kryeministri do të jetë i pranishëm në seancën e sotme parlamentar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here