“Gomari i Babatasit” sukses qe ne premiere, kritika Fishtjane me aktuale se asnjehere edhe pas 100 vitesh

0
1174

 

Mbrëmjen e 11 prillit, data që shënon vdekjen e diktatorit Enver Hoxha i parë si një prej burimeve të të këqijave që i erdhen Shqipërisë, në teatrin “Migjeni” të Shkodres shënoj premieren e kryeveprave të at Gjergj Fishtës, “Gomarin e Babatasit”. Kritika fishtjane me akuzat e forta mbi deputetet, ministrat dhe zyrtarët që përfshin mallkimin, ironinë dhe sarkazmën, erdhi e shtrirë edhe me realitetin e ditëve tona. Kuvendi i Shqipërisë u ngjit me skenat e tij, në këtë sallë për 1 orë e 30 minuta, sa shpesh paralelizmi me vargjet e Fishtës të shkruara 100 vite më parë, ngjanin sikur ishin hedhur sot në letër.

Spektatori e mirëpriti pa fund këtë pjesë dhe këtë e treguan duartrokitjet që në mbyllje të shfaqjes mbajtën për 10 minuta në skenë trupën e aktorëve, mjeshtrat e medhenj Zyliha Miloti e Besnik Çinari, Rita Gjeka, Pjerin Vlashi, Jozef Shiroka, Merita Smaja, Simon Shkreli, Rajmonda Markun etj.

Regjisori Altin Basha e quan sfidë që këtë mesazh të kësaj vepre ta dërgojë në të gjithë teatrot shqipfolëse, këndej e andej kufirit.

Gjetja regjisoriale dhe teksti i ndërthurur me aktualitetin e sotem, si debati për teatrin kombëtar, bashkëpunimi mazhorancë – opozitë nën tryezë dhe lufta sipërfaqësore mes tyre, populli që mban mbi kurriz pasojat e një keq-qeverisje, ishin dëshmia e gjallë e asaj që Fishta përshkuante në vargjet e veprës së tij në 1923-ishin, e që për fat të keq nuk kanë ndryshuar as sot pas më shumë se 100 vitesh shtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here