Pas tensionit ne Kuvend,Rama mbledh ministrat

0
519

Pas situatës të tensionuar ditën e sotme gjatë seancës plenare në Kuvend, kryeministri Rama ka vendosur të mbledhë ministrat në selinë e PS për të raportuar zhvillimet e fundit.

Ministrat pritet që të publikojnë analizat e gjashtëmujorit të parë të mandatit të dytë të qeverisë ‘Rama 2’, ndërsa fjalën në takim fillimisht e ka marrë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Manastirliu ka paraqitur para deputetëve të Partisë Socialiste të gjitha ndryshimet e ndodhura kohët e fundit në institucionet shëndetësore, ndërsa ka treguar qartë se situata është përmirësuar ndjeshëm.

Sakaq të gjithë anëtarët e Grupit Parlamentar të PS kanë ngritur edhe problematikat që ministrja e shëndetësisë duhet të përmirësojë sa më shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here