Ne zonen e Dukagjinit do te stacionohen efektive te policise se shtetit per tu angazhuar me drejteperdrejte ne luften ndaj kultivimit te lendeve narkotike. Kjo u deklarua nga ZV/Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit,Gjovalin Loka, gjate nje takimi qe u zhvillua ne njesine administrative Guri i Zi, per thellimin luftes kunder droges.
Kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi, duke shprehur gatishmerine per mbështetjen e policise, tha se ne jemi te gjithe bashke ne luften kunder trafikut te narkotikeve:
Masat e marra jane te tilla qe te paralizojne aktivitetin kriminal te çdo trafikanti qe ne momentet e para, ndaj asnjeri te mos mendoje se do te mund te shpetoje, theksoi Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shkodres, Vehbi Bushati.
Ne takimin e zhvilluar ne Guri i Zi, u ra dakort qe krahas angazhimit te drejtperdrejte te strukturave te policise kunbder droges, per çdo zone do te ngrihen grupet e perbashketa me punonjës te policise, perfaqesues te bashkise dhe kryetare te fshatrave. Kjo me qellim qe te jene ne kontakt te perditshem me komunitetin ne terren.