Dikush ka hapur profil fallso në fb në emër të vajzës së vogël të Presidentit Meta dhe kryetares së LSI-së Kryemadhi.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Kryemadhi në faqen e saj zyrtare, ku shkruan se profili me emrin Meta Meta në fb dhe foto profili vajzën e saj Era është fallso.
Sipas Kryemadhit ky profil po keqperdoret ne Facebook nga persona te paguar.
Ajo apelon drejtorinë e krimit kibernetik ne ministrine e brendshme dhe prokurorinë te nise hetimet per kete rast flagrant abuzimi per nje te mitur, teksa ka ftuar miqtë e saj ti bëjnë report.