Zgjedhjet në Malin e Zi, Basha tregon arsyet pse do mbështesë Gjukanoviç

0
518

I pyetur nga disa media për zgjedhjet e së dielës në Malin e Zi, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbështetjen për presidentin Milo Gjukanovic dhe perspektiven euroatlantike te Malit te Zi. Basha tha se Gjukanoviç ka një rekord të mirë bashkëpunimi me faktorin shqiptar në Mal të Zi.

“Shqiptaret i janë mirënjohes për mbështetjen që i ka dhënë popullsisë kosovare gjatë luftës në Kosovës”, tha Basha.

DEKLARATA E BASHES
Zgjedhjet e se dieles ne Malin e Zi jane nje ngjarje e rendesishme per zhvillimet politike ne fqinjin tone verior, por dhe me ndikim ne zhvillimet e rajonit drejt perspektives euroatlantike te tij.
Dy alternativat jane te qarta, njera ne fuqizimin e rruges euroatlantike te Malit te Zi dhe tjetra qe therret per te kunderten.
Vleresoj kandidaturen dhe personalitetin e Milo Gjukanovic si alternativa e provuar dhe ne mbeshtetje te orientimit perendimor te Malit te Zi.
Gjithashtu z. Gjukanovic ka nje rekord te mire bashkepunimi me faktorin shqiptar ne Mal te Zi. Shqiptaret i jane mirenjohes per mbeshtetjen qe i ka dhene popullsise kosovare gjate luftes ne Kosoves.
Milo Gjukanovic ka nje kontribut thelbesor ne fuqizimin e zhvillimin e linjes proeuropiane dhe, gjithashtu, ne realizimin e anetaresimit te Malit te Zi ne NATO.
Kjo ben padyshim Malin e Zi dhe Milo Gjukanovic nje partner te afert me te gjithe faktoret ballkanike, qe projektojne dhe punojne per Ballkanin e vlerave Euroatlantike.
Për këto arsye PD dhe unë mbështesim plotësisht kandidaturën e tij dhe shprehim gjithashtu besimin se, si president, Gjukanovic do te jete nje shtyse pozitive qe faktori shqiptar ne Mal te Zi te jete pjese e qenesishme e respektuar dhe funksionale ne zhvillimet politke dhe shteterore, si nje hap i sigurte per te realizuar aspiratat e tyre per integrim dhe prosperitet demokratik te popullesise shqiptare ne Mal te Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here