Ambasadorja gjermane flet per arritjet e Shqiperise ne drejtesi

0
501

“Zbatimi i suksesshëm i reformës në drejtësi është një sinjal i rëndësishëm para së gjithash për njerëzit në Shqipëri, të cilët duan të shohin progres në shndërrimin e pakthyeshëm të Shqipërisë lidhur me demokracinë dhe shtetin ligjor në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, deklaron ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz.

 

 

Gjatë një pritjeje të përbashkët me Delegacionin e BE-së dhe shtetet e BE-së, që marrin pjesë në konsorciumin e EURALIUS-it, diplomatja gjermane falënderoi misionin EURALIUS IV (European Assistance Mission to the Albanian Justice System).

“Falë angazhimit të palodhur të ekipit të EURALIUS-it dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me partnerët në drejtësi, parlament dhe qeveri, reforma në drejtësinë shqiptare ka çuar në ndryshime substanciale të kushtetutës shqiptare dhe në duzina ligjesh dhe dispozitash ligjore”, theksoi ambasadorja.

“Duhet thënë që ende ka shumë për të bërë, por arritjet janë të konsiderueshme dhe shërbejnë në një farë kuptimi edhe si model për vende të tjera të rajonit“, deklaroi Schutz.

Ambasadorja shprehu bindjen se “procesi i Vetting-ut është çelësi i kapërcimit të korrupsionit tejet të përhapur dhe i një lufte më efikase kundër kriminalitetit në Shqipëri”.

EURALIUS është një projekt i Bashkimit Europian për mbështetjen teknike të organeve të drejtësisë duke synuar përafrimin e aftësisë së tyre operative me standardet e BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here