Në 27 vite Shqipëria ka pësuar një dëm prej 24.7 milion dollarësh si pasojë e përmbytjeve. Sipas Bankës Botërore rreziku nga përmbytjet në vend do të dyfishohet në të ardhmen si rezultat i ndryshimeve klimatike por edhe si rezultat i urbanizmit. Ndërkohë që problem për dy vitet e ardhsme mbetet rreziku nga thatësira.

Përmbytjet e ndodhura si pasojë e reshjeve intensive në Shqipëri gjatë periudhës 90 -2017 kanë shkaktuar një dëm prej 24.7 mln dollarësh.

Të dhënat janë publikuar nga Banka Botërore në raportin e fundit për Ballkanin dhe përtej dëmin ekonomik  nga përmbytjet janë prekur 962 milionë e 362 persona midis të cilëve janë shënuar 52 viktima.

Megjithatë situata pritet të përkeqësohet dhe parashikohet që deri në  vitin 2080  rreziku nga përmbytjet parashikohet të dyfishohet e ndikuar nga ndryshimet klimatike por edhe urbanizmi pa plan.

Një tjetër element klimatik i cili vlerësohet me rrezik për ekonominë e Shqipërisë në dy vitet në vijim mbetet vala e të nxehtit që do të përfshijë vendin.

Sipas Bankës Botërore, thatësira që do të përfshijë vendin do  shkaktojë  dëme të konsiderueshme në bujqësi.

Sipas hartës së publikuar në raport, jugu i vendit rezulton zona më problematike.

Nga të dhënat konstatohet se Shqipëria edhe pse është një ndër vendet me dëmin më të vogël nga përmbytjet Shqipëria ka goditjen më të shpeshtë nga katastrofat natyrore.

Por si rezultat i sipërfaqes së vogël të vendit tonë krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet me dëmin më të vogël.

Përmbytjet i kanë sjellë vendit tonë dëme që arrijnë vetëm 6% të PBB sipas raportit të Bankës Botërore.

Serbia rezulton të jetë vendi më dëmin më të konsiderueshëm në ekonomi si pasojë e përmbytjeve  e ndjekur nga Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia.

Në total dëmi i vlerësuar nga katastrofat natyrore që prej 1990 arrin në 3.5 bilion dollarë.

Katastrofat Natyrore

Dëmi                 24.7 mln dollarë

Viktima              52 persona

Të prekur         962.362 persona

LEAVE A REPLY