Friday, April 27, 2018

Itali, shqiptari i then dy brinjë të bijës 15 muajshe: Piva 5-6 gota alkool

48
0

Një shtetas shqiptar 48 vjeçar, ka goditur vazhdimisht vajzën e tij 15-muajshe. Nga hetimet e kryera në Meyer në Firence, doli që foshnja ka dy brinjë të thyera dhe një dëmtim të veshkës. Burri u arrestua.

Pas hetimeve të karabinierëve, u zbulua që fëmija është goditur nga i ati në gjendje të dehur. Alarmi është dhënë nga halla e vajzës, e cila ka thirrur nënën e saj.

Kur gruaja hyri në apartament, në Piazza Libertà në Firence, fëmija kishte fytyrën të fryrë.

Fëmija u dërgua me shpejtësi në spital, duke iu nënshtruar menjëherë kontrolleve shëndetësore.

Babai u dërgua në polici, ku edhe u vendos masa e arrestit.

Sipas hetimeve, burri punëtor në një kompani transporti, pranoi se kishte pasur mosmarrëveshje me gruan e tij një ditë më herët dhe të nesërmen në mëngjes kishte pirë 5-6 gota alkool “Sambuca”.

LEAVE A REPLY