Mogherini:”Ballkani Perëndimor është Europë”

0
564

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe zv/Presidentja e Komisionit Europian të Sigurisë, Frederica Mogherini priten që të mbërrijnë në Tiranë më 17 prill, ndërkohë që kjo e fundit ka dhënë një mesazh për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Zyra e saj e shtypit ka shkruar se Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, ndërsa kanë shtuar se hapja e negociatave është një ndryshim pozitiv për të bërë përparim të pakthyeshëm dhe transformues drejt BE-së.

E PLOTË:

Ballkani Perëndimor është Europë dhe do të jetë e ardhmja e Bashkimit Europian, për një Bashkim të fortë, të qëndrueshëm. Kjo është çështje e ndarjes së interseit dhe të përgjegjësisë së vendeve të këtij rajoni për të mirën e qytetarëve tanë. Ky është momenti për të sjellë ndryshime pozitive për të bërë përparim të pakthyeshëm dhe transformues drejt BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here