Qendrat shendetesore pa uje dhe pa drita! Ne fshatrat qe u permbyten, akoma gjendje e renduar

0
578

Gjendja fizike e 3 qendrave shëndetësore ne Mali i Jushit, Hoten dhe Kukel, është alarmante ! Ato i përkasin njësisë Administrative Bushat dhe Barbullush, ndërsa për kujdesin ndaj tyre ka përgjegjësi Drejtoria e Shëndetit Publik Shkoder.   Lagështira dhe përmbytjet kane lënë gjurme te renda ne mjediset e tyre. Edhe pse infermieret janë munduar qe ti pastrojnë pas përmbytjeve qe kaluan, për ti kthyer ne gjendje pune, nuk mund te flitet për sherbim shëndetësor ne këto kushte. Ato kane nevoje urgjente qe te lyhen dhe te kompletohen me te gjitha pajisjet e nevojshme për një qendër shëndetësore, pasi shërbejnë se paku për 3500 banore nga Barbullushi dhe deri ne Malin e Jushit. Klorinda Çeliku, ndihmësmjeke ne fshatin Hoten, thotë shpresojmë qe te sigurohet edhe furnizimi me ujë dhe energji elektrike, pasi ka mangësi ne këtë drejtim:

Ndërsa për furnizimin me ilaçe, gjendja ka ardhur duke u përmirësuar:

Për rastet kur kërkohet autoambulanca, është zgjidhur me automjetin përkatës qe qëndron ne Bushat:

Mali i Jushit dhe Hoten gjate 15 diteshit te dyte te muajit mars u izoluan për shkak te përmbytjeve, qe shkaktuan dëme te mëdha. Është kjo arsyeja kryesore, pse Drejtoria e Shëndetit Publik Shkoder ka detyrimin te ndërhyjë sa me pare për rihabilitimin e  qendrave shëndetësore ne këtë zone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here