Rama jep lajmin e mirë për 13 shërbimet e reja: Mund të aplikoni nga puna ose shtëpia

0
536

 

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut ka publikuar sot listën me 13 shërbime të reja që biznesi mund të paguajë në Drejtorinë e Tatimeve pa mbajtur radhën. Kreu i qeverisë tha se përmes E-Albania do të bëhet e mundur lehtësimi i shërbimeve për qytetarët.

STATUSI I RAMËS
Çdo ditë një hap në rrugën për SHQIPERINE QE DUAM🇦🇱🇪🇺
Vazhdojmë lehtësimin e shërbimeve dhe uljen sistematike të ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhët e kota dhe humbjet e kohës👍
Sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:
1. Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
2. Tatim i Lojërave të Fatit
3. Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
4. Tatim i Mbajtur në Burim
5. Tatim mbi Vlerën e Shtuar
6. Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
7. Tatim Fitimi
8. Tatim mbi të Ardhurat Personale
9. Taksat Kombëtare
10. Tarifat Kombëtare
11. Renta minerare
12. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
13. Detyrime globale/Penalitetet
Puna vazhdon, përditë dhe rezultatet do të ndjehen hap pas hapi në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here