Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se është në sitë i gjithë dokumentacioni i pronësisë nga viti 1992 deri në ditët e sotme.
Ka prova që qindra hektarë tokë janë përfituar padrejtësisht. Janë falsifikuar dokumente sidomos me ndarjet sipas ligjit 7501 në bashkëpunim me zyrtarë të hipotekave. Shumë nga zyrtarët apo familjarë të tyre kanë përfituar vetë prona në bregdet”.
Kohët e fundit u zbulua skandali me abuzimin e pronave në Velipojë ku është përfshirë edhe një ish-zyrtar i hipotekës në një qytet në veri që mendohet se është vrarë.
Njësia Task-Forcë në Policinë e Shtetit po bën verifikime edhe në Himarë