Te fabrika e Mercedes-it në Shqipëri, Edi Rama jep lajmin e madh…

0
864

 

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot ambientet e të parës fabrikë gjermane në vendin tonë që prodhon pjesë teknologjike për automjetet e Mercedes.

Rama është njohur me planin e investitorëve për hapjen e një fabrike të dytë në Durrës që do të punësojë rreth 1,300 persona duke e çuar numrin e të punësuarve në të dyja fabrikat në rreth 1,600.

“Në fabrikën e parë të kompanisë gjermane Foschner, ku prodhohen pjesë teknologjike për automjetet e Mercedes-it dhe ku punësimi real në rritje të përmuajshme, si edhe cilësia e lartë e prodhimit, kanë hapur rrugën për investimin e ndërtimit të fabrikës së dytë deri në fund të vitit 2019. Sot mbi 400 punonjës, pas 18 muajsh mbi 1500 punonjës në një industri që gjatë tre viteve të ardhshme, do të zgjerohet me të tjera kompani të interesuar gjermane”, shkruan Rama.

Më poshtë video:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here