Tuesday, April 23, 2024
Home Kronika Dukagjin, policia ne ndjekje të makinës së dyshimtë

Dukagjin, policia ne ndjekje të makinës së dyshimtë

0
688

Policia e Shkodrës ka zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit një aksion antidrogë duke ndjekur një grup personash të dyshuar për aktivitet kriminal në fushën e kanabisit.

Sipas burimeve policore postoblloku i vendosur në këtë zonë e ka ndaluar mjetin për kontroll dhe personat e dyshuar kanë bërë rezistencë duke u bërë kështu shkak për ndjekjen nga policia.

Mjeti po udhëtonte drejt Dukagjinit në rrugën Shkodër – Postribë – Kir.

Policia dyshon se brenda makinës ka pasur lëndë narkotike.

Pasi është ndaluar mjeti është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës.

Policia e Shtetit është vendosur në Dukagjin në kuadër të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, krahas monitorimit me dronë që do ti bëhet zonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here