Dy pajisjet high tech të vitit 2018 që do sjellin revolucion në mjekësi

0
749

Tashmë ka shpërthyer trendi i pajisjeve wearable të cilat sa vijnë edhe bëhen më inovative, por nga ana tjetër edhe më të çuditshme. Nga strisha dentare që monitoron ushqimet e deri tek pajisja e së ardhmes që lexon mendimet.

 

 

Ky trend i pajisjeve wearable ka prekur pothuajse të gjitha industritë dhe tregjet, madje është në zhvillim akoma më shumë. Sipas statistikave, në vitin 2021 do të përdoren më shumë se 154 milion pajisje të tilla, gjë që tregon një rritje të theksuar duke e krahasuar me vitin 2016 ku shifra arrinte në 34 milion. 34% e pajisjeve wearable që përdoren, janë të destinuara për kompanitë që operojnë në fushën e logjistikës dhe industrisë së prodhimit.

Pavarësisht se kanë kaluar vetëm pak muaj nga fillimi i 2018, nuk janë të pakta pajisjet e lançuara për këtë vit. Një nga më të fundit i përket botës së mjekësisë dhe quhet EGG (akronim i elektrogastrografi). Ka të bëjë më një pajisje që monitoron aktivitetin tretës duke e vendosur në pjesën abdominale.

Ai lidhet me anë të një kutie të vogël 3D nga e cila dalin 10 elektroda që ngjiten në trup dhe kryejnë monitorimin elektrik të stomakut. Mendohet që kjo pajisje do të zëvendësojë gastroskopinë apo ndërhyrje të tjera që kryhen për zbulimin e problemeve gastrointestinale, njofton PCW.

Në listën e pajisjeve në funksion të shëndetit, ndodhet edhe strisha dentare e cila vendoset në dhëmbë dhe jep mundësinë e monitorimit të ushqimeve që konsumohen. E përbërë nga një shtresë e hollë polimerësh (në gjendje të zbulojnë substancat me të cilat hyjnë në kontakt) kjo strishë ka formën e një katrori në përmasat 2mm katror dhe është e pajisur me sensor që reagon me radiofrekuencë në bazë të asaj që hahet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here