Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi atë nga detyra e gjyqtarit.
Ankimimi është bërë pranë Kolegjit të Apelit, ku kërkohet prishja e vendimit të datës 23 mars te ketij viti, për të cilën mbrojtësit ligjor të Lulos pretendojnë se është i padrejtë dhe i pa mbështetur në prova.
Ankimimi është bërë formalisht, ndërsa nuk është zbardhur ende vendimi i arsyetuar për shkarkimin e gjyqtarit.
Apelimi u paralajmërua nga avokati mbrojtës i Lulos që më 23 mars.
Lulo u shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi dot pasurinë e tij e tij përfshirë një shumë prej 460 mijë dollarësh.
Nxjerrja nga sistemi e Fatos Lulos e la Gjykatën Kushtetuese me 5 anëtarë, duke e futur këtë institucion zyrtarisht në ngërç vendimmarrje.