Milioneri anglez i habit të gjithë, ia lë pasurinë shqiptarit që u kujdes për të

0
575

Një histori e denjë për një skenar filmi ka ndodhur në Britani ku një milioner i ka lënë pasurinë dy qiraxhinjve të tij duke i shpërblyer për përkujdesjen pa kushte.

 

 

Joan Thompson një grua 79 vjeçare nga Pembrokshire jetoi plot 42 vite me Wynford Hodge deri në vitin 2017 kur ai vdiq në moshën 94-vjeçare.
Capture
Wynford Hodge, siç shkruan “Daily Mail” ishte pronar i një ferme me vlerë prej 1.5 milion funtesh, por pasurinë nuk ia la të shoqes. Ai vendosi t’ia lërë pasurinë dy qiraxhinjve të tij Karla Evans dhe Agon Berisha, që u kujdesën për të gjatë fundit të viteve të jetës.

Përmes një letre, i moshuari shprehej se nuk donte që pasurinë e tij ta trashëgonte e shoqja dhe katër fëmijët e tij. Në letër Hodge sqaronte se, bashkëshortja Joan ishte mirë me financat dhe se nuk kishte nevojë për pasurinë e tij.

Vendimi i tij nuk u prit mirë nga e moshuara që jetonte në azil. Ajo iu drejtua gjykatës e arriti që me anë të një ligji të veçantë të rishkohej vullneti i biznesmenit të pasur që vdiq pa i lënë asgjë. Gjykata sipas Daily Mail i ktheu të moshuarës një vilë me vlerë 225,000 funte dhe 190,000 funte para cash për të paguar për rinovimin e vilës.

Shqiptarët që u bënë milionerë papritur janë prindër të dy fëmijëve të vegjël. Rastësisht ata morën me qira njërën nga shtëpitë e të moshuarit, ndërsa e ndihmuan vullnetarisht kur ishte gjallë, pa e ditur që ai do t’i shpërblente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here