PD:”Rama frikaca qe ju fsheh demokrateve”

0
496

Në media u raportua se kryeministri Rama do të zhvillonte ditën e sotme një vizitë në Shkodër. Por një lajm i tllë u konsiderua si shpifje nga ana e Kryemistrisë, e cila deklaroi se Rama ndodhej sot në Vlorë.

Ndërkohë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi nga selia e PD. Në një komunikatë shpërndarë për mediat demokratët e quajnë Ramën frikacak që iu fsheh shkodranëve.

“I çekuilibruar psikologjisht, për shkak të protestave që po e ndjekin deri tek dera e shtëpisë, Edi Rama gënjeu sot publikisht shqiptarët, kur tha se nuk kishte në plan të shkonte në Shkodër, por në Vlorë”, citohet në deklaratë.

Reagimi i plotë:

Edi Rama u fsheh si frikacak sot nga shkodranët, duke anulluar vizitën e bërë publike një ditë më parë nga mediat e kontrolluara prej tij.

I çekuilibruar psikologjisht, për shkak të protestave që po e ndjekin deri tek dera e shtëpisë, Edi Rama gënjeu sot publikisht shqiptarët, kur tha se nuk kishte në plan të shkonte në Shkodër, por në Vlorë.

Kryeministria e ka shpërndarë njoftimin për axhendën e Edi Ramës në Shkodër tek disa nga gazetarët që mbulojnë aktivitetin e Ramës, tek Partia Socialiste e Shkodrës dhe deputetët e saj.

PD u bën thirrje mediave të publikojnë mesazhet e shpërndara nga kryeministria, të jenë në lartësinë e misionit të tyre për të informuar publikun me vërtetësi dhe paanshmëri.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot as frikën e Ramës as nga shqiptarët, as faktin se, në çoroditje e sipër nga protesta e shkodranëve, gazetarët e Vlorës u lajmëruan me urgjencë nga Bashkia për praninë e Ramës në ceremoni vetëm 10 minuta para nisjes së saj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here