Rama mes emocionesh tërheq çmimin për të ëmën

0
507

Larg zhurmës së politikës dhe i emocionuar, kryeministri Edi Rama në emër të së ëmës tërhoqi çmimin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”.

Rama  u shpreh se e ëma e tij e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon.

Rama: E kishte të pamundur të ishte e pranishme sepse prej disa kohësh është në një përpjekje jo të lehtë me një sëmundje shumë të vështirë. Kjo pllakë nderimi do të konkurojë në kënaqësi për të me puthjet e Zahos.

Aneta Rama u nderua me këtë çmim në 100-vjetorin e  Shërbimit Stomatologjik. Kryeministri edhe pse me emocione nuk la pa thënë edhe një batutë për profesionin e së ëmës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here