Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Rama sot në Shkodër, opozita organizon protesta

Rama sot në Shkodër, opozita organizon protesta

0
743

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Shkodër ku opozita parashikon ta presë me protesta.

Rama mësohet se do të qëndrojë në kryeqendrën e veriut për një sërë takimesh mes të cilave edhe një diskutim me përfaqësues të biznesit të vogël që preken nga skema e re e TVSH-së. Po sot PD ka paralajmëruar protesta por nuk përkojnë me axhendën e qeverisë.

Tubimi i parë është parashikuar në orën 09.30 minuta në sheshin “Nënë Tereza” reagimin e saj kundër taksave të shtuara të qeverisë dhe diskriminit që kjo e fundit po i bën veriut të vendit.

Protesta në sheshin “Nënë Tereza” megjithatë nuk do të jetë një model i mosbindjes civile, pasi selia blu ka porositur strukturat e saj që çdo gjë të jetë paqësore.

Nga ora 10- 11 deputetët e PD-së do të jenë në mbështetje të biznesit të vogël që është ftuar të protestojë duke ulur qepenat nën shembullin e protestës së të martës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here