Sekuestro pallateve dhe trojeve, Prokuroria nderhyn pasi pasurite u perfituan ne shkelje te ligjit

0
613

Një bllok pallatesh me sipërfaqe ndërtimi 6 mije e 712 m2 u sekuestruan me urdhër të Prokurorisë së Lezhës, pasi leja për ndërtimin e tyre dyshohet se është dhënë në kundërshtim me ligjin. Uniformat blu zbatuan urdhrin e organit te akuzës mëngjesin e kësaj të shtune. Sekuestro preventive e ndërtimeve u bë në zonën e Kunes në Shëngjin në pronësi të Agustin Uldedajt.

Gjithashtu sekuestro u vendos edhe për një truall me sipërfaqe 1146 m2, në lagjen “Besëlidhja”, në pronësi të shtetasit B. Dedja. Sipas prokurorisë arsyeja e vendosjes së kësaj mase u bë pasi dokumentat e tokës ishin në kundërshtim me ligjin. Njëkohësisht, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, u kryen veprimet duke vendosur kufizimet përkatëse në zbatim të vendimit penal të Gjykatës. Ky proçedim është rezultat i bashkëpunimit mes Policisë dhe  Prokurorisë së Lezhes, të cilët do të kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me këto dy raste “Ndërtim i paligjshëm” “dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Pak kohë më parë në Lezhë prokuroria sekuestroi dhe pasuri me një vlerë totale 1.4 milionë euro. Pallatet dhe bizneset ishin në pronësi të Valentin Selajt i cili u arrestua në Itali në nëntor të vitit të shkuar si i përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine. Lezha ka qene ne qendër te hetimeve te prokurorisë edhe lidhur me tjetërsimin e pronave ne pjesën e bregdetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here