Halluni dhe Burraj, atletët e së ardhmes, atletët e talentuar premtojnë rezultate të larta

0
839

Gledis Halluni në disiplinen e kërcimeve dhe Franko Burraj në vrapime, janë dy nga atletet e talentuar të Vllaznisë, për të cilët specialistët e atletikes shkodranë dhe më gjërë flasin me konsiderata për të ardhmen e tyre. Halluni nën drejtimin e trajnerit të tij personal, Vildan Tufi kërkon të ece në gjurmën e kolegut Izmir Smajlaj, dhe me formen sportive që zotëron pretendon që në garat kombëtare që zhvillohen në fund të muajit në Elbasan Arena të dalë fitues në garen e tij.

Edhe Franko Burraj beson që në garat më të afërta të jetë sërish kampion.

Në gjirin e ekipit te Vllaznise ka edhe atletë të tjerë shumë cilësorë, të cilët me rezultatet e larta të tyre do të kontribuojnë në fitimin e titullit kampion.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here