Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Imami pas mbledhjes së Kryesisë: Të sanksionohet në statut rasti i dorëheqjes...

Imami pas mbledhjes së Kryesisë: Të sanksionohet në statut rasti i dorëheqjes së Kryetarit

0
550

Arben Imami ka preferuar të dalë i pari nga mbledhja e Kryesisë së PD-së teksa ka shprehur rezerva sa i përket ndryshimeve në statut.

Së pari ai kërkon sanksionimin e dorëheqjes së kryetarit kur humbet zgjedhjet, si dhe vendosjen e një kryetari të Këshillit Kombëtar.

Arben Imami: Ato për të cilat unë jam shprehur në mënyrë të posaçme është që Këshilli Kombëtar të marrë një autonomi duke zgjedhur një kryetar të tij për shkak se kryetari nuk e ka mbledhur në 5 vite Këshillin Kombëtar. 

Së dyti, të ketë një Komision Zgjedhor në parti që të mos ketë më pretendime si ato që patëm në verën e shkuar për zgjedhjen e kryetarit. Nuk po them se janë plotësisht të vërteta, por edhe për ti mohuar nuk i mohoj dot. 

E treta, duhet vendosur qartë dhe në mënyrë përfundimtare se sa palë zgjedhje do të humbë një kryetar që të largohet nga kjo parti. Kjo nuk është çështje vetëm statutore, ky është një problem politik. Nëse kryetari i partisë do ti fshihet përgjegjësisë politike në humbje të njëpasnjëshme të zgjedhjeve, atëherë askush nuk do ta ndjekë më kryetarin, partinë dhe të gjithë ne. 

Nëse nuk merr përsipër që në mënyrë statutore, meqenëse në mënyrë etike dhe të traditës sonë politike nuk e respektoi, të paktën të bëhet një deklarim statutor në mënyrë që njerëzit të kuptojnë që me të vërtetë kryetari i partisë dhe partia do ti fitojë zgjedhjet në mënyrë që në zgjedhjet e pritshme ne të mund të ecim përpara përndryshe unë nuk mund të shkoj mirë në këtë parti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here