Kastrioti në Superlige, Trajneri Nikaj tregon sekretin e suksesit në krye të krutanëve

0
614

Edhe pse gara e kampionatit të kategorisë së parë vazhdon akoma konkurimin në javët që i kanë mbetur, për Kastriotin llogaritë janë mbyllur pasditen e së shtunës. Me fitoren e pastër 3 me 0 ndaj Beslidhjes së Lezhës skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj ka siguruar përfundimisht kalimin në kategorinë Superiore.

Pasi rrëfen sekretin e punës së tij të sukseshme në krye të krutanëve, Nikaj flet më pas edhe për projektet e tij në vazhdimësi.

Ndërkohë që në pesëshen e parë të grupit A është mësuar kampionia Kastrioti, emocionet tashmë janë të përqëndruara në pesëshen e dytë të këtij grupi në luftën për qëndrimin në kategori në të cilen është e përfshirë edhe Vllaznia B.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here