Vetëm një javë i ndan mësuesit nga provimi, nga i cili përftojnë jo vetëm rritje profesionale, por edhe financiare. Drejtori i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Gert Janaqi, në një intervistë për gazetën jep disa detaje të provimit dhe benefitet që do të kenë arsimtarët, që rezultojnë kalues.
Këta të fundit do të përfitojnë nga 700 deri në 2800 lekë më tepër mbi pagën bazë. Rritja, sipas Janaqit, do të reflektohet nga muaji korrik, pas përfundimit të vlerësimit dhe ankimimit të tezave. Ndërsa ata që nuk marrin pragun minimal të pikëve, e vetmja gjë që humbasin është shtesa mbi pagë, pasi testimin për kualifikim kanë të drejtë ta përsërisin deri në tri herë. Lidhur me zhvillimin profesional të mësuesve, drejtori i IZHA-s mohon të ketë ende mësues me vjetërsi të madhe në punë, e cila nuk përputhet me shkallën e kualifikimit që ata gëzojnë aktualisht. Qëllimi primar i këtij procesi kualifikimi, sipas tij është zhvillimi profesional.