Asgje nuk ka ndryshuar nga data 11 dhjetor e vitit te kaluar kur fadromat e Inspektoriatit Kombetar te Mbrojtjes se Territorit nderhyne ketu ne plazhin e Rrjollit, Velipoje, dhe shemben dy godina, me arsyetimin se ishin pa leje dhe se duhej te sistemohej plazhi

Pas 5 muajsh nga ai operacion, gjithçka eshte kthyer ne germalle, thua se kjo zone nuk do te sherbeje me per plazhe, kur eshte nder me te bukurat e brigjeve te Adriatikut ! Rrjolli i Velipojes ne mes te muajit prill,  i ngjane nje fushe ku sapo ka mabaruar lufta ! Askush nuk eshte kujtuar qe te filloje zbatimin e masave pergatitore ne kete zone per sezonin turistik, qe kane te bejne me pastrimin dhe rehabilitimin e infrastruktures! Tradicionalisht, pas dates 1 maj ne gjithe bregdetin Shqiptar, nga Velipoja dhe deri ne Sarande, fillon kthimi ne mase i njerëzve per sezonin e ri veror.

Imagjinoni, se si mund te vizitohet plazhi i Rrjollit ne keto kushte katrahure , ku deri tani asnje lëvizje nuk ka ne drejtim te përgatitjes per pushimet verore ! Eshte lene si nja mall pa zot, pavarësisht deklaratave te herespahershme te drejtuesve te Bashkise Shkoder se e kane prioritet zhvillimin e turizmit ! Ata edhe  rrugen jo me shume se 200 metra te gjate qe e lidhe kete plazhe me zonen e banuar, nuk e kane asfaltuar, nderkohe qe trasene dhe çakullin ka 3 vite qe e kane hedhur persona privat ! Me situaten  e dertanishme, plazhi i Rrjollit duket se kete sezon veror nuk do te funksionoje !

 

LEAVE A REPLY