Salianji nga Korça:Fermeret po falimentojne

0
549

Deputeti i PD, Ervin Salianji ndodhet në Korçë ku ka vizituar nga afër fermerët dhe është njohur me shqetësimet e tyre. Salianji bën me dije se në fshatin Zvezdë qindra ton patate, qepë, fasule dhe produkte të tjera bujqësore janë ose nën dhe ose duke u kalbur nëpër magazina.

Ndërsa shton më tej se fermerët janë duke falimentuar.

Postimi i plotë i Salianjit:

Zvezdë, qindra ton patate, qepë, fasule dhe produkte të tjera bujqësore janë ose nën dhe ose duke u kalbur nëpër magazina. Fermerët ndjehen të falimentuar dhe pa asnjë perkrahje. Djersa dhe mundi i vitit iu ka shkuar dëm.

Gëzimi është një fermer qe ka votuar ne zgjedhje per Partine Socialiste tradicionalisht. Sot me shpjegoi se si askush nuk interesohet per ta, per te prodhuar pataten, kosto e farës, plehut kimik dhe taksave i ka shkuar 220 lek të vjetra. Sot patatet nuk i shet dot as nën kosto, as me 110 lek. Gëzimit dhe dhjetra fermere te tjere qe takova bllokimi i produkteve jo vetem i ka çuan dëm punën por i ka bere te pamundur per te blere fara, plehra kimike, nafte etj per sezonin e ri.
“ Më gjeni dikë ti jap falas se nuk kam lek të paguaj per te pastruar magazinën” thote Gezimi i cili nuk ka parë asnjë përfaqesues te qeverise. “Mundi më ka ikur kot, të vras veten” shprehet ai.

30706711_1747787468577055_2729470255033331022_n.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here