4 muaj nga kjo deklarate ku u tha se rruga do te jete gati ne Maj, per ti sherbyer sezonit turistik, per Shkodranet dhe cdo pushues qe do te zgjedhe kete vit Velipojen, ky lajm i mire ne leter, nuk eshte i tille ne realitet. Rruga e re nuk do te jete gati deri ne fund te vitit. Tabelat e reja te riperpunuara per keto ndryshime datash tashme jane vendosur ne rruge dhe ky sezon turistik do te jete i zhytur mes pluhurit e kaosit, per te prekur nga afer Velipojen. Drejtuesit e mjeteve mendojne se kjo do te ndikoje se tepermi edhe ne frekuentimin e kesaj zone turistike.

Me heret shqetesimi per perfundimin e rruges ne afate, eshte shprehur edhe nga administratori i Velipojes. Pervec uljes se ndjeshme te pushuesve te cilet per shkak te punimeve do te detyrohen te qendrojne ne trafik, eshte edhe amortizimi i mjeteve.

LEAVE A REPLY