Ujerat e Zeza derdhen ne Liqenin e Shkodres !  Rrezik per epidemi ne nje nga zonat me te populluara te qytetit

0
1323

Ne kushtet e rritjes se temperaturave, qytetaret ne lagjet prane liqenit te Shkodres do te ballafaqohen me nje situate mjedisore tejet te ndotur ! Kjo per shkak te kolektorëve te hapur ku ujerat e zeza perzihen me ujerat e bardha, dhe derdhen ne  hapesiren e këtij liqeni ! Sidomos segmenti nga Shtepia e Mushkajes, pas Gjykate se Apelit dhe deri përtej Ures se Vjeter te Bunes, ka disa pika me dalje te ujerave te zeza brigjet e Liqenit te Shkodres ! Vete keta kolektore me mbetje nga me te ndryshmet, krahas ujerave te zeza, rrezikojne te kthehen per qytetaret me banim prane tyre  ne vatra te rrezikshme sëmundjesh dhe infeksionesh !

Dhe ndodhe keshtu pikërisht ne nje nder zonat me te populluara te Shkodres, sidomos ne mengjes dhe pasdreke, per shkak shëtitjes ne pedonalen e ish pazarit te vjeter.  Nje situate e tille edhe ne mes te dimrit eshte e rrezikshme, dhe jo me ne mes te muajit prill kur temperaturat njohin rritje çdo dite ! Fatkeqesisht, eshte nje gjendje qe i plotëson te gjitha kushtet per tu shpallur zone emergjente nga Bashkia Shkoder, qe ti detyroje organet e shendetesise te nderhyjne sa me pare me dezinfektime.

Por kaq nuk mjafton, pasi vete bashkia ka detyrimin qe pas rreth 30 vitesh me kete gjendje te kolektorëve te ujerave te zeza, ti japi nje zgjidhje perfundimtare përpunimit te tyre  dhe jo te shkarkohen ne Liqenin e Shkodres. Po vazhdoj kjo papergjegjshmeri, atehere katastrofa mjedisore ne liqenin e Shkodres nuk eshte e larget.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here