“Asnje Lokal ne Velipoje jashte Kolektorit”, Behari: Nuk ka tolerance ndaj atyre qe derdhin ne det ujerat e zeza  

0
640

Njësitë ne plazhin e Velipojës qe nuk e kane lidhur akoma sistemin e shkarkimit te ujerave te zeza me kolektorin kryesor, do te detyrohen qe pa nisur sezoni veror turistik ti realizojnë shkarkimet ne kolektor. Për asnjë rrethane nuk do te lejohet qe ujerat e zeza te derdhen ne dete, deklaroi Erdet Behari, shef i sektorit te mjedisit ne Inspektoriatin Shtetëror te Mjedisit dhe Pyjeve te Qarkut te Shkodrës.

      Behari beri te ditur se është hartuar programi i kontrollit si për ndotjet akustike  ashtu dhe ndotjet e tjera ne zonat turistike te Qarkut te Shkodrës. Fillimisht do te kontaktohen gjithë operatoret turistik për këtë program, ndërsa me pas ne rastet kur konstatohen shkelje, masat ndëshkimore do te jene te renda:

Ndërsa sa i përket fushatës për pastrimin ne territorin e Qarkut te Shkodrës, Behari tha se ka shume zona qe duhet ndërhyrë, por ne veçanti janë zonat turistike qe kane nevoje te pastrohen sa me pare, për tu bere gati për pushuesit:

Përveç zonave turistike, ne kushtet e rritjes se temperaturave,  objekt i kontrollit te Inspektoriatit Shtetëror te Mjedisit do te jete qyteti i Shkodrës, si për mbeturinat ashtu dhe ujerat e zeza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here