Një ditë para dorëzimit të progres raportin të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që të mos lobojë kundër procesit të negociatave dhe të mos bllokojë procesin.
Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, ndërsa Balla i ka bërë thirrje që të mos lobojë kundër hapjes së negociatave. Për Ballën Shqipëria meriton hapjen e negociatave dhe kjo nuk është fitore e PS, pasi sipas tij kanë kontribuuar të gjitha qeveritë.
“Shpresoj që Basha të mos investohet me një lobim kundër hapjes së negociatave edhe me prezencën e fundit në Berlin. Si çdo shqiptar që e do vendin e vet, Basha duhet të lobojë pro hapjes së negociatave, pasi nuk është fitore e PS, por një kulmim i një procesi historik ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë. Prej nesër fillon një proces i ri për lobingun pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë në vendet anëtare, pasi kalon në vendet anëtare dhe janë ata që vendosin”- tha Balla.