Monday, April 23, 2018

Humbja me Teutën, Gjoka: Nuk ishte dita jonë, mbijetesën e sigurojmë në shtëpi

55
0

Vllaznia humbi një “finale” mbijetesë përballë Teutës 2-0 dhe për trajnerin  e shkodranëve, Ernest Gjoka kjo erdhi si pasojë që skuadra nuk arriti të dilte tek loja e vet, duke mos zbatuar as detyrat.

“Ndeshja ishte shumë e vështirë. Ne e dinim këtë por mendoj se e filluam mirë pjesën e parë, por goli na tronditi dhe na futi në një stres, në një shok dhe skuadra filloi duke dalë nga ajo që ne kërkonim. Unë mendoj se goli i dytë i dha atë goditjen përfundimtare. Kështu që sot ne vuajtëm shumë gabimet tona por unë mendoj se duhet të shkojmë përpara sepse rruga është shumë e fortë dhe shumë e egër dhe ndeshjet që kemi brënda duhet t’i bëjmë shumë mirë.

Gara është e gjatë dhe mund të tregojë shumë gjëra gjatë rrugës. Unë mendoj se kush do të gabojë më shumë nga ne të tre atëherë ai do i bashkohet Lushnjës në kategorinë. Ne duhet ta kalojmë sa më shpejtë këtë ndeshje dhe të rikthehemi tek fitorja. Nëse do të kishim marrë një rezultat pozitiv sot dhe të kishim marrë një frymëmarrje sepse kemi kohë që edhe pse kemi bërë mirë nuk kemi qënë të qetë pasi rivalët i kemi pasur afër.”-tha Gjoka menjëherë pas ndeshjes.

LEAVE A REPLY