Saturday, July 21, 2018

Kotzias informon homologët europianë për negociatat me Shqipërinë

68
0

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka informuar homologët e tij të Bashkimit Europian, mbi negociatat që vendi i tij po zhvillon me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë.

Në përfundim të ministeralit të zakonshëm, që u mbajt në Luksemburg, Kotzias njoftoi se u diskutua edhe për Ballkanin perëndimor, një temë që sipas tij i interson shumë palës greke.

 “U shpjegova se ku gjenden negociatat tona me Shqipërinë dhe me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”tha Kotzias.

Ministri i jashtëm grek, komentoi edhe deklaratën e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, se zgjidhja e mosmarrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit, nuk presupozon ndryshimin e kushtetutës.

“Homologëve të mi u theksova nevojën që liderët e vendit fqinj ta kuptojnë se nuk mund të bëhen negociata përmes intervistave dhe deklaratave publike. Shtova se duhet të tregojnë seriozitet dhe të pranojnë një metodë që do të na shpjerë drejt zgjidhjes” tha ministri i jashtëm grek.

Të dielën, kryeministri Zaev i deklaroi agjencisë vendase të lajmeve, MIA, se “emri i ri do të përdoret vetëm jashtë vendit dhe rrjedhimisht nuk është nevoja të ndryshohet kushtetuta”.

LEAVE A REPLY