Paloka ne nje konference urgjente:”Qeveria rremben naten qytetaret kuksiane”

0
468
PALOKA AKUZON TOPIN - Deputei i PD Edi Paloka, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga Presidenti Bamir Topi, te jape llogari para demokrateve qe i dhane voten si kryetar shteti.

Direkt pas përfundimit të forumit për sigurinë kombëtare në Elbasan, ku ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj foli për luftën ndaj krimit, deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka doli në një konferencë urgjente ku akuzoi qeverinë për rrëmbimin natën të qytetarëve kuksianë.

Nëpërmjet një video të publikuar edhe më parë në rrjetet sociale, Paloka tregoi se nga kamerat e sigurisë kuptohet që qytetarët janë rrëmbyer si kriminelë nga policia.

Paloka është shprehur se PD disponon prova mjaftueshëm për ta vërtetuar këtë gjë, sakaq paralajmëron kryeministrin Rama se nuk do të ketë qetësi për të deri në lirimin e 11 qytetarëve që ende mbahen në burg për protestën në Rrugën e Kombit.

“Partia Demokratike ka bërë që natën e rrëmbit të qytetarëve të Kukësit nga policia dhe prokuroria e Edi ramës. Sot kemi disa prova që janë paraqitur edhe para jush që tregojnë qartazi se kuksianët janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre, në kundërshtim me ligjin në mes të natës në mënyrën më shtazore. Nuk u mjaftuan me kaq. Pas këtij akti prokuroria guxoi dhe falsifikoi orën se kur qytetrët u rrëmbyen. I kemi me pamje.

Rrëembyen ata qytetarë që portestuan për një të drejtë themelore, ata që protestuan për bukën e gojës, dhe guxuan. Nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën deri sa qytetari i kukësit mbahet pa drejtësisht në burg. Janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin dhe me të drejtat e njeriut. Të jetë i bindur Rama se e si opozitë do jemi në krah të qytetarëve kuksianë, derisa dhe qytetari i fundit të lirohet nuk do ketë drejtësi për Edi Ramën.”- u shpreh Paloka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here