Paralajmerimi i forte i ministrit Xhafaj, “Do t’ua nxijme jeten krimineleve, i kemi identifikuar”

0
598

Për herë të parë ka zgjedhur që publikisht të lëshojë paralajmërime të forta për grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri. Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj tha se policia e Shtetit do u’a nxijë jetën kriminelëve të cilët janë identifikuar dhe po punohet për t’i vendosur përpara drejtësisë.

Ministri i brendshëm u ndal edhe tek vettingu ne radhët e policisë. Gjatë fjalës së tij, ai pranoi se edhe në radhët e Policisë së Shteti ka policë që nuk e meritojnë që të shërbejnë, Por Vettingu që po bëhet do i largojë nga sistemi.

Deklaratat ministri i brendshëm i beri  gjatë aktivitetit “Forumi Qytetar për Sigurinë Publike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here