Provohet rrëmbimi i protestuesve, Manjani thërret: Policë e prokurorë dhe gjykatësja e Kukësit, në burg!

0
551

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është ndier i revoltuar pas argumentimit me prova se protestuesit e arrestuar të Rrugës së Kombit janë rrëmbyer në mes të natës dhe dokumentat e prangosjes së tyre janë falsifikuar. Në një shënim në Fb, Manjani i revoltuar shkruan:

“Ky nuk është më turp, por krim! Policët, prokurorët dhe eprorët e tyre, që shoqëruan në mes të natës dhe i ndaluan në mes të ditës, duke fallsifikuar letrat, duhet të ishin në burg! Transmetimet vizive në media, provojnë se arrestimet janë bërë natën! Ndërkohë me letra ato janë arrestuar ditën!

Çfarë shteti! Av. Altin Goxhaj ka bërë një punë të shkëlqyer denoncuese me prova të qarta!

Fallsifikimi i Dokumentave, rrëmbimi i personit, arrestimi i paligjshëm heqja e paligjshme e lirisë, janë vepra penale. Të gjitha këto vepra janë kryer në bashkëpunim dhe në shkelje të rëndë të detyrës publike!

Gjykatësja e Kukësit që gjykoi në Tiranë, jashtë rregullave, nuk mund të jetë më gjykatëse! Ka humbur çdo test të Vetting-ut! Ka legalizuar shkeljen e lirisë së personit dhe ka dhunuar vetë lirinë kushtetuese të qytetarëve!

Ligjërisht ata që mbahen në mënyrë haptazi Anti-Kushtetuese duhet të ishin të lirë. Në vendin e tyre duhet të ishin dhunuesit publikë!

Ky është krim shtetëror! I pastër fare! Rilindja nuk njeh më ligj! Mbase ka zot…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here