Një interes thuajse zero nga qytetarët Shkodranë ka patur degjesa publike e thirrur “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2017 dhe rishpërndarja e fondeve të trashëguara”. Nuk është hera e parë që një skenë e tillë na shfaqet për të tilla degjesa, ku pikëpyetja e madhe lind nëse interesi qytetar mungon, apo bashkia nuk informon sa dhe si duhet, duke u mjaftuar me disa rreshta në rrjetin social dhe asgjë më shumë. Edhe në këtë rast ligjërimi publik u mjaftua nga drejtuesit vendorë, që argumentuan se rialokimi i fondeve është bërë mbi bazën e atyre që ishin të miratuara në projekt – buxhet, por kanë qënë me shuma më të vogla sesa nevojiteshin.
Koliqi deklaroj se rregullat e lojës i vendos prokurimi publik, por nga ana tjetër mohoj faktin se punimet janë me cilësi më të dobët, ndonese fiton ofertuesi që jep më pak.
Situatën e krijuar me vitin që lamë pas dhe fillimin e 2018-es e lidh me faktin se qeveria ishte në kushtet e krizës së likujditetit dhe prandaj qeveria penalizoj vendoret.
Realizimi i investimeve publike ka qënë në masën 65% për vitin që lamë pas dhe buxhetit i kanë tepruar 73 milion lekë, që janë hedhur në lojë për këtë vit.