Një 25 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Modica të Italisë nën akuzën e grabitjes së pronarit të një prej bareve më të famshme në këtë qytet.

Në pranga përfundoi Theodori Grabova, i cili akuzohet për ngjarjen e ndodhur midis së premtes dhe të shtunës së shkuar.

Grabitja ndodhi kur pronari i barit po kthehej në banesë pas mbylljes së biznesit. Teksa po hapte derën e shtëpisë së tij, dy persona të maskuar me kapuç dhe të armatosur me armë dhe thikë, ju hodhën me forcë shtetasit italian.

Kriminelët u fshehën në afërsi të shtëpisë së viktimës, duke studiuar paraprakisht lëvizjet e tij. Me thikë pranë fytit dhe nën kërcënimin e armëve, ai u detyrua të jepte paratë e xhiros së ditës. Hajdutët morën një shumë prej rreth 800 eurosh, duke ikur nëpër rrugët e ngushta të Corso Vittorio Emanuele mbuluara nga errësira e natës dhe rrugët e boshatisura.

Viktima lajmëroi policinë për gjithçka kishte ndodhur.

Përmes dëshmive të tij dhe veçanërisht nge “theksi” i përdorur nga dy të maskuarit, policia arriti të zbulonte 25 vjeçarin Grabova.

Mediat italiane shkruajnë se ai ishte i njohur për policinë për shkak të përfshirjes në aktivitetin e drogës.

Kërkimet e policisë çuan në gjetjen e armëve të përdorura për grabitjen.

Në orët e para të pesë patrullave të fundit të Komisariatit të Modica dielën janë vënë në kërkim të dy hajdutëve në shtëpitë e të tjerëve vend prekura në zonën Modica frekuentuar nga ata, duke gjetur Grabova Theodhori shtëpinë e një italiane të njohur për të dhënat e tij penale.

Shqiptari ishte gjithashtu marrësi i një urdhri dëbimi nga shteti italian, të cilin ai nuk e ka përmbushur.

I riu shqiptar është dërguar në burgun e Raguzës.

LEAVE A REPLY