Skemat mbështetëse për fermerët, kreu i PAA: Qeveritë të kthejnë sytë nga bujqësia

0
518

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, thotë se në vendin tonë duhet politika nxitëse për krijimin e shoqatave të fermerëve. Në “News24”, Duka shprehet se politikat favorizuese për fermerët vendas, do të bëjNë që prodhimet e tyre të mos konkurrohen nga ato të huaja.

Sipas Dukës, shkak për çmimin e prodhimeve shqiptare bëhen pikërisht kostot, ndaj thekson se duhet të ndërhyhet në këtë sektor.

Nisur nga fakti se pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare jeton në fshat, dhe rrjedhimisht të ardhurat më të mëdha janë nga bujqësia, kreu i PAA thekson se qeveritë duhet të kenë prioritet të tyre reformimin e sistemit bujqësor.

“Duhen politika nxitëse për krijimin e shoqatave të fermerëve. Këto janë skema që i aplikojnë vendet fqinje. Ju e shihni që produktet bujqësore të vendit, konkurrohen nga produktet e rajonit, pikërisht për shkak të çmimit. Kjo për shkak se duhet të ketë një raport çmim-cilësi. Ne kemi prodhime me cilësi, por problemi është tek kostot. Ne kemi traditë shumë të mirë në prodhimin e perimeve, të bimëve të thara. Psh ne misrin e marrim ende nga Vojvodina. Duke ditur se shumica e popullatës jeton të fshat dhe të ardhurat më të mëdha i ka nga bujqësia, duhet të fokusohemi aty.Qeveritë post komuniste, në asnjë mandat të tyre nuk e kanë patur objektiv kryesor sistemin e bujqësisë. Kthimi mbrapsht i përftimeve në bujqësi do të një kohë të caktuar. Duke e ditur se një mandat qeverie është 4-vjeçar, këto përpiqen si do ta marrim edhe mandatin tjetër. Por e rithem se duke qenë se popullsia shqiptare jeton kryesisht në fshat dhe të ardhurat janë nga bujqësia, atëherë edhe vëmendja duhet kthyer nga ky sektor”, u shpreh kreu i PAA, Agron Duka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here