Sakaq, Presidenti Ilir Meta i ka përcjellë urimet e tij përmes një letre në të cilën i shkruan se fitorja e tij është një garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal. “Jam i bindur se, gjatë mandatit Tuaj në drejtimin e Malit të Zi, marrëdhëniet e shkëlqyera e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona do të forcohen dhe zgjerohen edhe më tej. Ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën time për të punuar ngushtë me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të këtij bashkëpunimi, por edhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë të përbashkët, ku dy vendet tona po japin një shembull të shkëlqyer”, thuhet në letër..

Ndër të tjera Meta i shkrep Gjukanoviç dëshirën për ta takuar sa më parë.

LETRA E PLOTË:

I Nderuar Zoti Ðukanović,

Urime për fitoren bindëse që në raundin e parë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale në Mal të Zi. Ju uroj nga zemra shumë suksese në drejtimin e mëtejshëm e të suksesshëm të Malit të Zi.

Fitorja Juaj ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal.

Jam i bindur se, gjatë mandatit Tuaj në drejtimin e Malit të Zi, marrëdhëniet e shkëlqyera e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona do të forcohen dhe zgjerohen edhe më tej. Ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën time për të punuar ngushtë me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të këtij bashkëpunimi, por edhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë të përbashkët, ku dy vendet tona po japin një shembull të shkëlqyer.

Me dëshirën për t’Ju takuar në një rast sa më të parë, ju lutem pranoni, Zoti President i Zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

LEAVE A REPLY