By Pass-i i bllokuar ne te dy anet! Vonesa ne shpronësim pengon vazhdimin e metejshem te punimeve

0
526

Ne Dobraç, punimet per by – pass-in kane mberritur deri ne kete pike dhe jane nderprere 500 meter pa u lidhur me rrugen Shkoder – Hani i Hotit. Ka disa muaj qe ketu gjithçka eshte  bllokuar, me tej nuk mund te vazhdohet, behet e ditur nga informacione brenda administrates se kantierit te punimeve, pasi nuk eshte realizuar akoma shpronesimi i tokes dhe i ndertimeve qe duhet te prishen. Nese ky proçes do te kishte përfunduar me kohe, atehere traseja e By Pass-it do te ishte  lidhur me rrugen kryesore. E njëjta gje duhet thene edhe per segmentin e kësaj vepre tek Gjykata e Apelit Shkoder.

Edhe ketu punimet jane nderprere, pasi akoma nuk eshte shpronësuar trualli ne pronesi te  gjykates qe do ti jepet BY PASS-it, per tu lidhur me rrugen ne drejtim te Bahçallekut. Pra, by pass-i Shkodres eshte bllokuar ne dy anet, edhe tek Gjykata e Apelit edhe ne Dobraç, ne pritje te shpronësimit. Te çudite fakti qe edhe pse disa here eshte trajtuar çeshtja e shpronësimeve per kete objekt,akoma nuk ka marre zgjidhje ! Me daten 2 nentor te vitit te kaluar nje grup banoresh nga Dobraçi u takuan ne Shkoder me specialistet e drejtorise se përgjithshme te rrugeve, per kete problem.

Drejtori i Autoritetit Rrugor te Shqiperise, Afrim Qendro, i kërkoi Bashkise Shkoder qe te evidentoheshin shqetësimet per shpronësimet ne kete objekt, dhe te kryheshin procedurat perkatese. Por nuk ka pasur ndonje lëvizje te dukshme ne kete drejtim, me përjashtim te disa protestave te banoreve qe kërkonin demshperblimin per token e zene nga BY PAS-i dhe merrnin si përgjigje heshtjen edhe nga Bashkia edhe nga Autoriteti Rrugor i Shqiperise. Dhe eshte pikërisht kjo heshtje qe sot ka çuar ne ndërprerjen e mëtejshme te punimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here