Çfarë shkuan “Forbs” pas intervistës me Ramën

0
515

Revista e njohur “Forbes” i ka kushtuar një hapësirë Shqipërisë, për shkak të lajmit të mirë që ajo mori sot, rekomandimin për çeljen e negociatave më BE. Gazetarja Shellie Karabell sjell të gjithë kalvarin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE, por nuk nguron të intervistojë në zyrën e tij, kryeministrin “sportiv” të Shqipërisë, siç e etiketon Edi Ramën.

 

 

Në shkrim hamendësohet se posti i kryeministrit tashmë ka një kandidat të ardhshëm, i cili sikurse edhe Edi Rama, do të vijë nga Bashkia e Tiranës.
fff
Gazetarja thekson se njerëzit mendojnë se kryebashkiaku karizmatik dhe multilingual i Tiranës, Erion Veliaj, do jetë ai që do e drejtojë vendin drejt Europës.

“Qytetarët e shohin kryebashkiakun karizmatik, të mirëshkolluar dhe multilinguist të Tiranës Erion Veliaj (i lindur më 1979, në detyrë që prej 2015), si pasuesin e përcaktuar të Ramës që do ta udhëheqë vendin drejt Evropës. Është interesante të vihet re se rruga e Ramës drejt kryeministrisë nisi pikërisht kryebashkiak i kryeqytetit”,- thuhet në shkrimin e “Forbes”.

“Forbes” ka prekur edhe hapjen e qendrave për refugjatët dhe të pastrehët, si dhe goditjen e kanabisit duke thënë se ka ndikuar në kulturën e parave të gatshme, e cila po zëvendësohet ngadalë me shpresën e kultivimit të agroturizmit.

Ajo që ishte e pashmangshme për t’u trajtuar është edhe hedhja e vezëve në parlament.

I trajtuar në një paragraf të plotë, “Forbes” sjell mendimet dhe qasjet e banorëve të pakënaqur nga qeverisja e tij, si dhe rastin e fundit ku udhëheqësi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë hodhën miell, ujë dhe vezë, për të protestuar burgosjen e protestuesve antiqeveritarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here