“Dorëzimi i gylenistëve”, kreu i KMSH: Nuk ja zgjidhim ne problemet politike Turqisë

0
543
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ndodhet për një vizitë në SHBA, ndërsa gjatë një interviste për ‘Zërin e Amerikës’ është pyetur edhe për dorëzimin nga Kosova të 6 shtetasve turq, të akuzuar nga Turqia si mbështes të klerikut Gylen për veprimtari kundër shtetit turk.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë tha se në se do të ushtrohej presion i njëjtë ndaj Tiranës:

Shqipëria është një vend i lirë dhe jam i bindur se do të vendoste çfarë është mirë për kombin, për Shqipërinë, në këtë lidhje. Problemet politike në Turqi, apo në një vend tjetër, ne si shqiptarë nuk ja zgjidhim dot, ne kemi prioritetet tona, ne investojmë për progresin, harmoninë dhe stabiltetin e vendit tonë dhe besoj që do ta ruajmë fort këtë vlerë, duke respektuar dhe në bashkëpunim me shtetet e tjera fqinjë“-tha për “Ditarin” Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here