Mogherini në Tiranë, ja kur do i dorëzohet qeverisë progres-raporti i KE

0
493

 Gjatë ditës së sotme pritet të mbërrijë në Tiranë shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila do ketë disa takime, pas dorëzimit të progres raportit të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Raporti do të bëhet publik nga ambasadorja e BE, Romana Vlahutin sot në orën 16:30 gjatë takimit që do zhvillojë me kryeministrin Edi Rama.

Axhenda: 
Ora 16:30 Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin bashkë me kryeministrin Edi Rama do bëjnë publike raportin për hapjen e negociatave.

Ora: 17:30-18.00 Vlahutin pritet nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci.

Neser: Takimet zyrtare te Mogherinit do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë, ku në orën 11:00, do të ketë një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama.

Kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here