Monday, December 17, 2018

Nikolla: Zyrë të shërbimeve arsimore pranë çdo shkolle

82
0

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla njoftoi se pranë çdo shkolle do të ketë një inpsektor. Sipas minstres prania e tij do të bëjë të mundur konstatimin dhe referimin e problemeve në kohë reale. Gjatë raportimit të punës për gjashtëmujorin e parë të mandatit Nikolla tha po ashtu se në çdo do të pajiset me një zyrë të shërbimit arsimor.

Më synim konstatimin dhe adresimin e problemeve në kohë reale, pranë çdo shkolle do te ketë një inspektor. Teksa raportoi nismat dhe reformat e ndërrmara gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij mandate, Nikolla njoftoi po ashtu se pranë çdo bashkie do të funksionojë edhe një zyrë e shërbimeve arsimore.

Nikolla: Nuk ka pasur as tregues referencë për të matur punën në sektor. Ashtu sikurse është prerë një damar shumë i rëndësishëm që është inspektimi në shkollë. Sot shkollat tona janë pa inspektor. Drejtoritë arsimore gjithnjë e më pak me mësues, ka shumë ekonomistë, juristë, inxhinierë.

Ministrja Nikolla tha se fondi i investimeve për programin e arsimit që kap vlerën e 1.5 miliardë lekëve do të përdoret për rikosntruksionin e 75 shkollave.

Nikolla: Këtë buxhet do tja dedikojmë vetëm shkollave për rikonstruksione jo shkollave të reja në mënyrë që të përmbyllim nevojat që shkollat kanë. 

Gjatë raportimit para depuetëve socialsitë ministrja Nikolla përmendi disa prej arritjeve të institucionit që drejton teksa shtoi se ka ende vend për përmirësim.

LEAVE A REPLY