Pranvera i rikthen rrugen Thethit! Institucionet nisin pastrimin, kujtohen per sezonin turistik

0
551

 

Pranvera i ka dhënë shenjat e para të saj, e shumë zona të vendit po përballen me temperaturat në rritje, por nuk ndodh kështu për Dukagjinin. Zona malore atje është ende nën pushtetin e borës, e cila arrin deri në mbi 2 metra në segmentin rrugor nga Qafa e Thores deri në Theth.

Dimri edhe sivjet, ashtu si vitet e shkuara ka qënë tejet i vështirë për këto banorë, që përveç izolimit disa mujor, u përballen me mungesa të energjisë elektrike, ushqimeve etj. Këtë pranverë institucionet që nuk arritën të mbajnë fjalën e dhënë për ta mbajtur të hapur rrugën e Thethit, kanë zbarkuar në terren për ta bërë realitet një gjë të tillë, tashmë që favorizojnë edhe temperaturat. Për pastrimin  e saj, emergjencat civile dhe bashkia Shkoder kanë vënë në dispozicion një fadromë, e cila do të duhet të punojë për 2 javë që të bëjë të mundur hapjen e rrugës.

Të udhëtosh drejt malësisë së Dukagjinit nga Thethi është e pamundur nga dëbora, e në krahun tjetër nga Mali i Shoshit vështirësitë krijohen edhe nga rreshqitjet e dherave e gurëve si dhe rruga tejet e amortizuar, ku për të hyrë në fshatrat e parë duhet të udhëtosh mbi 5 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here