Thursday, March 30, 2023
Home Aktualitet Rekomandimi për Shqipërinë, Hashim Thaçi: Rruga e duhur për stabilitet

Rekomandimi për Shqipërinë, Hashim Thaçi: Rruga e duhur për stabilitet

0
487

Propozimin e KE për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e ka përshëndetur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një status në Facebook, Thaçi përgëzoi presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, për reformat dhe qeverisjen e mirë.

Sipas Thaçit kjo është rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.

Reagimi i Hashim Thaçit

I gëzohem propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për këtë të arritur i përgëzoj qytetarët e Shqipërisë, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, për reformat dhe qeverisjen e mirë.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.

E përshëndes, po ashtu, edhe propozimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë.

Ky vendim i tyre e forcon perspektivën evropiane për tërë rajonin tonë. HTH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here